Neni 1
Konkursi i Eseve Politika e Jashtme: Sfidat e së Ardhmes , i ndërmarrë në kuadrin e inkurajimit të potencialit intelektual rinor për të kontribuar në zhvillimin e vendit, është një konkurs i hapur për të gjithë të rinjtë shqiptarë dhe anëtarët e Rrjetit AS@N që studiojnë ose janë diplomuar jashtë vendit , të cdo moshe, seksi apo etnie.
Neni 2
- Temat e eseve të konkursit janë:
- Shqipëria, faktor stabiliteti në rajon Histori dhe Perspektive.
- Roli i politikës së jashtme në integrimin e Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike Perspektiva dhe Sfida.
- Konkursi do të përfshijë vet ëm dy temat e përmendura në këtë rregullore.
- Çdo konkurent mund të marrë pjesë me vetëm një ese.
Neni 3
Pjesëmarrja në këtë konkurs është pa pagesë.
Neni 4
Eseja duhet të jetë jo më shumë se 6 faqe dhe jo më pak se 2 faqe. Të punohet ne Word me shkrimin Times New Roman 12 dhe me interlinea 1.5
Neni 5
Cdo ese duhet të përmbajë bashkangjitur të dhënat e autorit të saj si në vijim:
- Emri, Mbiemri;
- Datëlindja;
- Arsimi: Universiteti ku studion apo është diplomuar dhe titulli përkatës (nëse ka) dhe qyteti/shteti ku ndodhet universiteti;
- Kontakt:
- Adresa e-mail
- Numri i Telefonit.
- Adresa postare e vendodhjes aktuale.
Neni 6
Eseja e përfunduar duhet të dërgohet brënda datës 10 Prill 2009 :
Via email në adresën: info@asan.al me titull Konkursi i Esese 2009 Emer Mbiemer;
ose
Me postë në adresën: AS@N Rrjeti i Studentëve Shqiptarë në Botë Rruga Pjetër Bogdani n.16, Tirane Shqiperi.
Neni 7
a) Përzgjedhja e eseve fituese do të kryhet nga një komision i përbërë nga përfaqësues së Ministrisë së Jashtme, përfaqësues të AS@N dhe ekspertë të fushës.
b) Pas shqyrtimit të të gjitha eseve, më shumicë votash, do të vendosen nga komisioni esetë fituese të këtij Konkursi.
Neni 8
Fituesit e Konkursit të Esesë do të shpallen brenda 20 ditësh nga data e përfundimit të konkursit.
Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet kontakteve të dërguara sipas nenit 5 të kësaj Rregulloreje.
Neni 9
Konkursi do të ketë 3 fitues dhe cmime te tjera inkurajuese.
Cmimet e konkursit do te jene:
Cmimi I : 50.000 Leke
Cmimi II : 35.000 Leke
Cmimi III: 20.000 Leke
Cmimet Inkurajuese per esete me te zgjedhura te percaktuara nga juria, nder te tjera do te perfshijne edhe nje stazh nje mujor ne Ministrine e Puneve te Jashtme në Tiranë, si dhe stazhe në përfaqësitë tona pranë BE dhe NATO në Bruksel dhe në përfaqësinë tonë pranë OKB në New York .
Neni 10
a) Eset ë e pranuara në konkurs, do të publikohen nga organizatorët në formë elektronike dhe të shkruar, ndaj autori i jep AS@N te drejten e publikimit te tyre ne cfaredolloj forme.
b) Eset ë e pranuara në konkurs mund të publikohen dhe shpërndahen me kërkesën eventuale të Institucioneve përkatëse të interesuara.
Neni 11
Duke u bërë pjesë e këtij konkursi konkurenti pranon se ka lexuar, aprovuar dhe zbatuar të gjitha pikat e Rregullores së Konkursit.
Neni 12
Shkelja ose moszbatimi i parashikimeve të kësaj Rregulloreje, do të jete shkak për përjashtimin e konkurentit nga Konkursi.
rjeti i Studentëve Shqiptarë në Botë AS@N ju uron suksese!!