Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt integrimit në strukturat Euro-Atlantike dhe ky ripozicionim kërkon domosdoshmërisht edhe një riformatim të strukturës mbi të cilën operon politika jonë e jashtme. Problematikat e së shkuarës të cilat reflektohen rëndom në marreveshjet dhe mosmarrveshjet e së tashmes, sigurisht që nuk mund të jenë të vetmet baza mbi të cilat duhet projektuar përballimi i sfidave të së ardhmes. Përshpejtimi i ritmeve të proceseve integruese kërkon rifreskim si dhe gjenerim të vazhdueshëm idesh, të ofruara kryesisht nga ai brez i cili ka një background arsimor dhe praktik në institucionet e vëndeve më të zhvilluara perëndimore. Kjo iniciativë synon që të krijojë një urë të fortë bashkëpunimi midis Ministrisë së Jashtme dhe atij potenciali intelektual rinor, brënda dhe jashtë vëndit, në menyre që rikonfigurimi strategjik në arenën ndërkombëtare, edhe si rrjedhojë e proceseve të reja shtet-formuese në rajon, të jetë sa më kontribues për paqen dhe stabilitetin.
AS@N (Rrjeti i Studentëve Shqiptarë në Botë) e vlerëson sektorin e marrëdhënieve me jashtë si tejet të rëndësishëm në procesin e pozicionimit gjeostrategjik të vëndit. Në këtë kontekst, identifikimi i resurseve intelektuale që mund të japin një ndihmesë në përpilimin dhe implementimin e një strategjie sa më të efektshme politik-bërëse në këtë sektor, bëhet edhe më i rëndësishëm në këtë moment historik që po kalon vendi ynë. Në kuadrin e implementimit të njërit prej objektivave të tij më të rëndësishme, që është krijimi i infrastrukturës së nevojshme për studentët dhe të rinjtë shqiptarë që studiojnë ose janë diplomuar jashtë vendit dhe duke qënë se të rinjtë shqiptarë që studiojnë ose janë diplomuar jashtë vendit kanë marrë gjatë studimeve të tyre eksperienca të ndryshme dhe njohuri të shumëllojshme, kontributi i tyre në lidhje me temat e mësipërme mund të jetë një aset pozitiv në zhvillimin e këtyre politikave.
AS@N inkurajon cdo te ri shqiptar qe vazhdon ose ka perfunduar studimet e tij brenda ose jashte vendit, te marre pjese ne kete konkurs duke u bere pjese aktive e duke dhene kontributin e tij personal ne zhvillimin e politikes se jashtme.
Jeni te mirepritur qe pavaresisht deges ne te cilen studioni apo keni studiuar, te jeni pjesmarres ne kete konkurs me origjinalitetin e tuaj duke i trajtuar temat e mesiperme nga ajo perspektive qe preferoni, qofte kjo nje perspektive ekonomike, juridike, politike, etj.
Ne website-n e AS@N (
http://www.asan.al ) do te gjeni
RREGULLOREN E KONKURSIT e cila ka informacion te detajuar mbi aspektet teknike, cmimet, afatet kohore, etj.
Konkursi do te jete i hapur nga data 17 Shkurt - 10 Prill 2009. Pas kesaj date esete do te shqyrtohen nga Juria e Konkursit e perbere nga eksperte te fushes dhe ne daten e percaktuar ne vijim do te organizohet takimi me studentet dhe aktiviteti i ndarjes se cmimeve.
Per te derguar esete tuaja, me subjekt - Konkursi i Esese 2009 Emer Mbiemer - dhe per cdo informacion te metejshem, ju lutemi te na kontaktoni ne info@asan.al.
Stafi i ASAN ju uron suksese!!!